Kosova25 Shkurt 2024, 10:14

Rindizen tensionet, digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

Shkruar nga Pamfleti

Rindizen tensionet, digjet flamuri i Kosovës në Zveçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një flamur është djegur në Zveçan.

Sipas policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se flamurit që i është vënë flaka ka qenë i Kosovës.