
Edhe kësaj here ka dështuar tentativa për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.
Kjo ishte seanca e 43-të në të cilën kërkohet konstitumi, por ka një rezultat konkret.
Kujtojmë se seanca e herës së kaluar, e cila u mbajt të shtunën, 5 Korrik, e parashikuar për tu mbajtur në orën 11:00 u shty për orën 20:00 për shkak të një alarmi për bombë në ambientet e Kuvendit.
Dështimi erdhi pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik.
Gjykata Kushtetuese publikoi më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet. Osmani tha se do t’i drejtohet gjykatës nëse deputetët s'e formojnë institucionin ligjvënës së shpejti.
Prej kohësh, partitë më të mëdha kanë kundërshtuar propozimin e Vetëvendosjes që Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit. Ato e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse” dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të vijë me një emër tjetër.
Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje nuk ka hequr dorë, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve dhe se Haxhiu është kandidate meritore.
Lini një Përgjigje