Kosova10 Qershor 2023, 07:45

Shfaqi një film shqiptar në Bujanoc, arrestohet drejtori i Shtëpisë së Kulturës

Shkruar nga Pamfleti

Shfaqi një film shqiptar në Bujanoc, arrestohet drejtori i

Policia e Serbisë ka arrestuar mbrëmë në shtëpinë e tij në Nesalcë, Jetmir Ismailin, drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc. Ai lejoi shfaqen e një filmi nga Kosova të financuar nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë.

Në lidhje me ngjarjen, kanë reaguan Reagime nga KKSH-ja dhe Presidenca e Kosovës.
Ndaj këtij veprimi të shtetit serb ka reaguar Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, sipas të cilit, aktualisht, i arrestuari Ismaili, është duke u mbajtur në stacionin policor në Bujanoc.

Sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptar e që drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij nesër, po në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc”, deklaroi Lutfiu me një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tha se ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan.

Sipas shefit të stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela arrestimi është bërë pasi të njëjtët kanë shfaqur në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc një shfaqje e financuar nga institucionet e Kosovës.

Policia e Serbisë ka arrestuar drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në komunën e Bujanocit, Jetmir Ismailin, një shqiptar lokal pasi ata shfaqën një shfaqje teatrale të financuar nga institucionet e Kosovës. Represion nga regjimini Vuçiqit. Z. Ismaili duhet të lirohet menjëherë“, ka shkruar Vela.

Ndërkohë ka reaguar edhe Ardita Sinani, këshilltare e Kryeministrit të Kosovës dhe ish-kryetare e Komunës së Preshevës.

E njëjta shkruan që Ismaili dhe Veseli janë marrë nga shtëpitë e tyre.

Situata gjithnjë ka qenë e qartë për ata që kanë dashur të shohin, por edhe nëse kanë injoruar realitetin, Serbia sërish na e thekson. Imagjinoni, në shekullin XXI, vitin 2023, në kontinentin e Evropës, policia e Serbisë ka marrë në shtëpinë e tij në Nesalcë drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismailin dhe regjisorin e shfaqjes, Gani Veseli. Më e papranueshme se kjo është vetëm iluzioni i disave që besojnë se Serbia ka ndryshuar. Ajo është po ajo e njëjta që nuk duron asgjë shqiptare”, shkruan Sinani.

arrestohet drejtori i shtëpisë së kulturës