Kosova31 Maj 2023, 09:12

Shtohen grumbullimet në veri të Kosovës, protestuesit shpalosin flamur gjigant të Serbisë në Zveçan

Shkruar nga Pamfleti

Shtohen grumbullimet në veri të Kosovës, protestuesit shpalosin

Mëngjesin e kësaj të mërkure, situata duket e qetë në veri të protestuesve ndonëse janë mbledhur sërish për të protestuar për kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe. 

Në Zveçan kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë mbi 200 metra të gjatë ndërsa vunë edhe këngë nacionaliste serbe.

Në Zveçan gjithashtu raportohet se ka prezencë të shtuar të protestuesve në krahasim me një ditë më parë. Aktualisht, situata raportohet e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.

Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviç, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.

Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.

Ndërkohë më herët Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken reagoi sërish në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke iu bërë thirrje palëve që të ulen dhe të punojnë paqësisht për një zgjidhje.

Diplomati e cilësoi të papranueshme dhunën ndaj gazetarëve dhe trupave të KFOR, teksa dënoi dhe vendimin e autoriteteve të Kosovës për të hyrë me forcë në institucione.

Gjithashtu, Blinken kërkoi dhe nga presidentit i Serbisë që të ulë nivelin e gatishmërisë së ushtrisë dhe të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve serbë që të ndalen aktet e dhunës.
“Vendimi i qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave, i acaroi thellë dhe pa nevojë tensionet. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të marrin masa që kryetarët e zgjedhur të komunave, t’i kryejnë detyrat e tyre të kësaj faze tranzicioni, në mjedise alternative, jo në ndërtesat e komunave dhe të tërheqin forcat policore përreth tyre.

serbët zveçan