TAGS-AT E JAVËS

Kosova31 Maj 2023, 07:42

Frika nga përshkallëzimi i tensioneve, KFOR shton masat, vendos rrethim me tela me gjemba

Shkruar nga Pamfleti
Frika nga përshkallëzimi i tensioneve, KFOR shton masat, vendos
Përforcimi i masave në veri të Kosovës

Përfaqësues të Listës Serbe kanë paralajmëruar se do të vijojnë për të tretën ditë protestat që të tërhiqen kryetarët shqiptarë në komunat me shumicë serbe. Mëngjesin e kësaj të mërkure, forcat e KFOR kanë përforcuar masat duke vendosur tela me gjemba.

Ditën e djeshme, protestuesit serb në tre komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok nuk u përplasën me ushtarët e KFOR apo Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, por u raportua për sulme ndaj gazetarëve shqiptarë që ndodheshin atje të raportonin situatën.

Dy ditë më parë mbetën të plagosur 30 ushtarë, nga të cilët 3 ishin ushtarë hungarezë të cilët janë qëlluan me armë zjarri. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të marrin “përgjegjësinë e plotë” për ngjarjet që ndodhën më 29 maj në veri të Kosovës.

Ndërkohë sekretari i DASH, Antony Blinken ka reaguar për situatën në veri të Kosovës duke dënuar dhunën ndaj trupave të KFOR, policisë dhe gazetarëve.

Blinken thotë se Kurti duhet të sigurojë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat në ambiente të tjera ndërsa për Vuçiç thotë se duhet të bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të mos përshkallëzojnë situatën.

përforcimi i masave në veri të kosovës kfor

Lini një Përgjigje