Kosova29 Janar 2024, 20:17

Skandal në Kosovë, zyrtarja e lartë filmohet duke konsumuar drogë në zyrë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në Kosovë, zyrtarja e lartë filmohet duke konsumuar

Nënkryetarja serbe e Lulzim Hetemit në Komunën veriore të Kosovës në Leposaviq, është filmuar duke marrë kokainë bashkë ‘me stafin’, brenda ambienteve të komunës. Video është publikua nga “Nacionale”.

Ndërsa në një prononcim për Klan Kosovën, policia kosovare ka deklaruar se nesër pritet të jepet një vendim nëse do të ketë hetime më tutje në lidhje me këtë rast.

Me siguri se nesër do të merret vendim se a ka vend për hetim apo jo, pas konsultimit me kryeprokurorin e Mitrovicës”, deklaroi policia.

Nga ana tjetër, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, konsumonte drogë.

Ai për KlanKosova, u shpreh se nuk i ka parë pamjet e publikuara në Nacionale, ndërsa edhe konfirmoi që me Dragana Miletiç, sot kanë mbajtur një mbledhje bashkë edhe me drejtorët tjerë komunalë, por siç specifikon nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo.

Nuk e kam parë videon. Nuk jam në dijeni në lidhje me rastin. Ne sot kemi qenë në mbledhje me të gjithë drejtorët nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. Ka qenë e pranishme edhe ajo”, deklaroi ai.

leposaviq