TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2023, 19:36

Tensionet në Veri arrijnë kulmin, plagosen dhjetra ushtarë të KFOR; Beogradi pretendon për mbi 50 serbë të lënduar (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri arrijnë kulmin, plagosen dhjetra ushtarë

Tensionet në Veri të Kosovës kanë arritur kulmin. Sot serbët protestuan sërish kundër krerëve të rinj në komuna, duke sjellë përplasje me forcat e rendit.

Por situata më e rëndë ka qenë në Zveçan, pasi forcat serbe janë përplasur me ushtarët e KFOR. Këta të fundit tentuan të pastrojnë perimetrin dhe përdorën gaz lotsjellës. Mirëpo serbët u kundërpërgjigjën me mjete shpërthyese, bomba molotov dhe gurë e sende të forta. Për pasojë janë plagosur dhjetra ushtarë të KFOR, ndërkohë që 3 janë në gjendje më të rëndë.

Tensionet në Veri arrijnë kulmin, plagosen dhjetra ushtarë

Kjo është konfirmuar nga ministri italian i Jashtëm, Antonio Tajani, i cili shprehet se vetëm 11 janë italianë. “Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, shkroi Tajani.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka bërë të ditur se janë rreth 25 të plagosur nga kontingjenti shumëkombësh. “Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën. Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italianë dhe hungarezë të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra të cilat rezultuan me trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, njofton KFOR.

Ndërkohë mediat serbe raportojnë se janë mbi 50 serbë të plagosur. Sipas tyre ata janë paraqitur në qendrat shëndetësore me plagë të ndryshme të shkaktuara nga bombat shokuese, plumbat e gomës dhe municioni i vërtetë.

Tensionet në Veri arrijnë kulmin, plagosen dhjetra ushtarë

“Novosti” raporton se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, pas dëmtimeve të marra në përplasje me KFOR-in. Sipas medias serbe ai ndodhet aktualisht në sallën e operacionit dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij, pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në legen.

Gjithashtu ‘Novosti’ raporton se në mesin e të lënduarve është edhe doktor Dragisha Miloviç, ish-kryetari i komunës së Zveçanit. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kosovo Sever portal/KoSSev (@kossevportal)

 

 

 

serbe kfor plagosur

Lini një Përgjigje