Kosova31 Maj 2023, 16:00

Tensionohet situata në veri, serbët sulmojnë gazetarët dhe makinat e policisë së Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Tensionohet situata në veri, serbët sulmojnë gazetarët dhe

Është tensionuar sërish situata në veri të Kosovës, pasi serbët kanë goditur makinat e policisë kosovare të cilat ndodheshin aty pranë. Disa persona të pa identifikuar të cilët po qarkullonin pranë objektit të komunës së Zveçanit, në drejtim të Mitrovicës thyen xhamat e një makine të Policisë së Kosovës dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Më herët gjithashtu u raportua se serbët sulmuan fizikisht edhe disa gazetarë kosovare të cilët po raportonin situatën nga terreni. Madje momenti i sulmit është regjistruar dhe më pas publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se gazetari goditet me grushte në bark.

Kujtojmë se kjo është dita e tretë ku në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të tyre, ku kanë dëmtuar automjete të mediave, përfshirë dhe disa shqiptare.

kosovë tensionohet situata