Kosova31 Maj 2023, 15:42

Përplasjet në veri/ Kreu i listës serbe tenton të negociojë me trupat e KFOR-it, ushtarët refuzojnë: Jemi këtu për të ruajtur paqen

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në veri/ Kreu i listës serbe tenton të

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar nga KFOR-i që të vendosë forcat e tij në rrugët e Zveçanit, në mënyrë që sipas tij “Policia e Kosovës të mos afrohet dhe të ngrejë tensione”.

Por ushtarët e KFOR refuzuan tentativën për negociatë nga Rakiç pasi sipas tyre një retorikë të tillë e patën edhe ditën e hënë por nuk mbajtën premtimet.

Ky refuzim, sipas kreut të Listës Serbe do të nxisë tensione edhe më të mëdha. Mësohet se një prej përfaqësuesve të KFOR gjatë komunikimit me Rakiç kërkoi që të behet një verifikim edhe më i madh ndaj qytetarëve serb.

Do dëshiroja shumë që ushtarët e KFOR të spostoheshin, por duke marrë shkasë nga ajo që pashë të hënën jam shumë i shqetësuar. Jam shumë i shqetësuar lidhur me atë që pritet të ndodhë. Unë dua të siguroj paqen dhe sigurinë” tha ndër të tjera ushtari i KFOR.

Ai kërkoi që jo vetëm mos të kishte prezencë të të maskuarve serbë, por të bëhej kontrolli pasi sipas tij është qëlluar me një lloj plumbi që nuk gjendet as nga ushtarët e KFOR. Duke shtuar se ka një strukturë kriminale në veri.

veri përplasjet lista serbe