Kosova31 Maj 2023, 16:24

Trazirat në veri të Kosovës, përfundon protesta në Zubin Potok

Shkruar nga Pamfleti

Trazirat në veri të Kosovës, përfundon protesta në

Protestuesit në Zubin Potok kanë filluar të shpërndahen. Ata qëndruan para objektit të Komunës per ore të tëra, ndërkohë që në QMF vendosen një flamur gjigant.

Në protestën e sotme nuk u panë serbë me maska, ndërsa në mesin e tyre pati edhe fëmijë. Ajo që ra në sy ishte edhe fakti se protestuesve iu soll ushqim në mënyrë të organizuar. Ndërkaq, në fund të ditës një protestues që u dyshua të jetë i dehur, ka tentuar t’i afrohet Policisë së Kosovës, por u largua nga qytetarët e tjerë serbë.

Sot u bënë 3 ditë që në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.

Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar vetura të mediave, duke e djegur tërësisht veturën e një televizioni ndërsa në Zveçan kanë dëmtuar edhe veturën e policisë.

veri protesta zubin potok