TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Maj 2025, 12:45

Vazhdon bllokada në Kosovë, dështon për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon bllokada në Kosovë, dështon për të 23-ën

Ka dështuar për të 23-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë, ndërsa kryesuesi i seancës Avni Dehari hodhi në votim sërish Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentar, por nuk pati kuorum. Ai ndërpreu seancën dhe njoftoi se seanca do të vazhdojë të shtunën në orën 11:30.

Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të lëvizur përpara me krijimin e institucioneve.

Para nisjes së seancës, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk priste që të propozohej nga partia e Albin Kurtit për kryeparlamentar.

“A mund t’ju befasojë Kurti sot duke iu propozuar?”, u pyet Limaj nga gazetarët sot.

“Marrëveshjet politike ndërtohen ndryshe, nuk është çështje e befasive. Unë jam i gatshëm të takohem kurdo që kam ftesë. Kemi parë kafe me Glaukun para dy dite. Kemi biseduar. Është më se normale të bashkëbisedojmë për zhvillimet, shqetësimet dhe t’i trajtojmë temat se si me dalë nga situata. Limaj tha se e rëndësishme është se janë disa mundësi për t’u shfrytëzuar. A do të shfrytëzohen? Nuk e di”, tha Limaj.

Lidhur me mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, Limaj u shpreh se partia e tij vlerëson se kontributin do ta mund ta jepte në Parlament.

“Ne besojmë që në këtë fazë kontribut më të madh mund të japim në bashkëpunim në Kuvend. Këtë ndërtesë të parlamentit dhe të funksionimit e di goxha mirë”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje