Kosova 1 Dhjetor 2023, 22:21

Vrasja e Liridonës/ Detaje të reja nga arrestimi i pjesëtarit të FSK-së, bashkëpunëtori i tretë nip i Naim Murselit

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Liridonës/ Detaje të reja nga arrestimi i pjesëtarit
Naim Murseli së bashku me nipine tij, Kushtrim Kokallën

Të tjera detaj kanë dalë nga arrestimi i personit të tretë të përfshirë në vrasjen e 33-vjeçares, Liridona Murseli më 29 nëntor. Mediet në Kosovë raportuan se bëhej fjalë për Kushtrim Kokallën, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por në bazë të informacioneve të siguruar, del se pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla, është nipi i Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës.  I dyshuari gjithashtu, pohohet të jetë vëlla i një prej policëve të Njësisë Speciale.

Kujtojmë se pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli dhe vrasësit të Liridonës, Granit Plava dhe zbërthimit të tyre para grupit hetimor, duket se është bërë i mundur edhe arrestimi i Kokallës.

Vlen të theksohet se pak minuta pas arrestimit, bashkëshorti i Liridonës ka pranuar se ka porosit vrasjen e bashkëshortes te Granit Plava për një shumë prej 30 mijë eurosh. Nga të cilat 15 mijë, Naimi ja kishte dorëzuar vrasësit, ndërsa pjesën tjetër i kishte premtuar t’ia jepte më vonë.

Kujtojmë se vrasja tronditi Prishtinën mbrëmjen e së mërkurës. Në dalje të qytetit u vra Liridona Murseli, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët për në shtëpinë e saj. Fillimisht u raportua se ajo u vra nga një grabitës, i cili kërkoi nga familja Murseli para.

Bashkëshorti i Liridonës kishte deklaruar në polici se hajduti kishte urdhëruar atë të largojë fëmijët nga vetura. Atëherë edhe dyshohet të ketë vrarë Liridonën.

Policia sot ka kryer disa hetime intensive, duke arrestuar Naim Murselin dhe Granit Plavën. Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e tashmë të ndjerës.

liridona vrasja