
Albin Kurti propozohet për kryeministër.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka propozuar kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti, për kryeministër të Kosovës.
Konjufca tha se verdiktin e ka dhënë populli.
Propozimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së me vota unanime të të gjithë delegatëve.
Më shumë se një javë më parë, Dimal Basha u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës.
Së fundi Gjykata Kushtetuese ka ka vendosur që deri me datën 30 shtator të mos veprohet asgjë në drejtim të krijimit të institucioneve të reja, meqë mund të shkaktohen dëme të pariparueshme.
Lini një Përgjigje