
Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e kryer mbrëmjen e së shtunës në Podujevë.
Sipas mediave të Kosovës, viktima është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili raportohet se është vrarë me 10 plumba në veturën e tij.
Ndërsa, autori dyshohet të jetë Arbër Havolli.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi një ditë më parë se lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30.
Po ashtu hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.
Dyshimet janë se vrasja ka ndodhur pas një debati mes të dyshuarit dhe viktimës. Ende nuk dihen motivet, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje që u shndërrua në konflikt fatal aty për aty.
Lini një Përgjigje