TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Prill 2023, 09:38

Zgjedhjet në veri të Kosovës, voton kandidatja e vetme serbe për kryetare

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në veri të Kosovës, voton kandidatja e vetme serbe

Kandidatja e pavarur për kryetare të Zveçanit, Sllagjana Pantoviç, votoi në njërën nga qendrat e votimit në këtë komunë për zgjedhjet që po mbahen në veri të Kosovës.

Pas votimit, Pantoviç deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri më tani, sipas saj zgjedhjet nuk kanë shkuar siç duhet.

Pantoviç është e vetmja nga komuniteti serb nga gjithsej dhjetë kandidatë që garojnë në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Risjellim në vëmendje se Kosova zhvillon ditën e sotme zgjedhjet lokale në katër komunat me shumicë serbe. KQZ-ja ka vendosur konteinerë nëpër rrugët kryesore në Veri, që do të shërbejnë si qendra votimi. Sakaq, është hapur qendra e rregullt e votimit në Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.

Qendrat e rregullta janë të hapura në vendet e banuara me shqiptarë. Janë mbi 18 mijë qytetarë që kanë të drejtë vote në të gjitha qendrat e votimit në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Rregullat janë më të rrepta këto zgjedhje sa i përket sigurisë. Të gjitha qendrat e votimit po mbikëqyren nga policia e Kosovës. Deri më tani situata është e qetë.

 

zgjedhje kandidate serbi

Lini një Përgjigje