TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Shkurt 2026, 11:06

“A t’jep nana n’Kosovë?”/ Afrimiteti Gimbo–Selin merr “bekimin” nga jashtë, motra e banorit ndez rrjetin me një koment

Shkruar nga Pamfleti
“A t’jep nana n’Kosovë?”/ Afrimiteti
Dj Gimbo dhe Selin në BBV

Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, lidhja mes Gimbos dhe Selinës po bëhet çdo ditë më e dukshme. Afrimiteti mes tyre nuk kalon më pa u vënë re, ndërsa skenat e përbashkëta shtohen dhe komentohen gjerësisht nga publiku.

Shikuesit pyesin nëse bëhet fjalë për një simpati të momentit apo për nisjen e një lidhjeje të vërtetë.

Ndërkohë që brenda shtëpisë situata zhvillohet natyrshëm, jashtë saj fansat kanë nisur të aludojnë për një të ardhme të përbashkët të dyshes.

Një faqe mbështetëse në Instagram publikoi me humor një pyetje drejtuar Selinës: “A t’jep nana n’Kosovë?”. Postimi mori vëmendje të menjëhershme dhe reagime të shumta.

Surpriza erdhi në seksionin e komenteve, kur ndërhyri motra e Gimbos, Elona Blakaj. Ajo reagoi publikisht duke shkruar: “E jep e jep”, shoqëruar me emoji zemrash.

Komenti u shpërnda me shpejtësi në rrjet dhe u interpretua nga fansat si një “dritë jeshile” për raportin mes dy banorëve.

“A t’jep nana n’Kosovë?”/ Afrimiteti

Lini një Përgjigje