TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Shkurt 2026, 07:48

Një modele në “Big Brother VIP 5”? 23-vjeçarja konfirmon hyrjen këtë të shtunë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Një modele në “Big Brother VIP 5”? 23-vjeçarja
Big Brother VIP 5

Modelja 23-vjeçare Nikol Projko do të jetë një nga banoret më të reja të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Ajo e konfirmoi lajmin gjatë një interviste në Top Albania Radio, në emisionin “Big Brother Radio”, ku foli hapur për vendimin për t’u bërë pjesë e formatit.

Projko tregoi se e sheh hyrjen në shtëpi si një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, pas eksperiencës në botën e modelingut. “Kjo është një sfidë e re për mua”, u shpreh ajo, duke theksuar se synon të tregojë një anë tjetër të personalitetit të saj, përtej imazhit publik që ka ndërtuar deri tani. Ajo theksoi se publiku do ta njohë më nga afër, jashtë kornizave të pasarelave dhe fotosesioneve.

Nikol konfirmoi se rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nis këtë të shtunë. Pritet të shihet se si do të përshtatet 23-vjeçarja me dinamikat e forta të lojës dhe përballjen me banorët e tjerë. 

Një modele në “Big Brother VIP 5”? 23-vjeçarja
Modelja 23-vjeçare Nikol Projko

Lini një Përgjigje