TAGS-AT E JAVËS

Showbiz16 Prill 2026, 14:39

Afër dhe larg, familjarët e Vanesës reagojnë pas puthjes me Indrin

Shkruar nga Pamfleti

Afër dhe larg, familjarët e Vanesës reagojnë pas puthjes me

Indri tërhqiet pas puthjes, Vanesa do t’i japë shpjegime të dashurit që ka jashtë fermës, ndërkohë që vjen edhe reagimi i familjarëve të fermeres.

Pamjet ku ata shfaqen duke u puthur, përqafuar apo duke ndarë biseda të ndjera kanë bërë xhiron e internetit, duke fituar mbështetjen e një numri të madh ndjekësish që po e përkrahin këtë romancë të re.

Megjithatë, ndërsa jashtë po festohet ky raport, një detaj i rëndësishëm ka ngritur dyshime të forta.

Në profilin zyrtar të Vanesës në Instagram, i menaxhuar nga familjarët e saj gjatë qëndrimit në fermë, vihet re një mungesë e plotë reagimi për këtë marrëdhënie.

Asnjë postim i përbashkët, asnjë “repost” dhe asnjë përmendje e Indrit nuk gjendet në profilin e saj, ndonëse rrjeti është i mbushur me video të tyre.

Përkundrazi, familjarët kanë zgjedhur të publikojnë vetëm momente ku Vanesa shfaqet e vetme, shpesh duke kënduar ose në situata ku Indri nuk është i pranishëm.

Ky qëndrim është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një sinjal i qartë mosdakordësie ndaj këtij afrimiteti.

Duke pasur parasysh edhe deklaratat e mëparshme të Vanesës për një person që ka lënë jashtë, kjo “heshtje” nga ana e familjes pritet të shtojë edhe më shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e kësaj marrëdhënieje.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të reagojë vetë Vanesa kur të përballet me këtë realitet jashtë dhe nëse kjo situatë do të ndikojë në rrjedhën e raportit të saj me Indrin.

vanesa indri familjaret

Lini një Përgjigje