
Rogert Sterkaj ka zbuluar hapur mënyrën se si e sheh lojën brenda “Big Brother VIP Albania”, duke lënë të kuptohet qartë strategjinë që ka ndjekur gjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.
Gjatë një bisede, ai ka dhënë një deklaratë që ka ndezur debat, duke theksuar se frika është çelësi për të fituar publikun.
"Duhet të jesh i frikshëm për banorët, sepse duke qenë i frikshëm për ta, automatikisht je i dashur nga publiku".
Kjo qasje duket se përputhet edhe me sjelljen e tij gjatë lojës, ku Rogerti shpesh ka kaluar kufijtë, duke përfshirë në debat jo vetëm banorët, por edhe familjarët e tyre.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ai nuk ka hezituar të përdorë informacione nga jashtë dhe të bëjë komente të forta, duke krijuar tensione të vazhdueshme dhe situata të nxehta mes konkurrentëve.
Ndërkohë, finalja e madhe e “BBVA” pritet të zhvillohet më 18 prill, ku në garë për çmimin e madh janë Selin, Miri dhe Mateo.
Mbetet për t’u parë nëse kjo strategji e fortë do të shpërblehet nga publiku apo nëse finalistët e tjerë do të arrijnë ta përmbysin lojën në momentet e fundit.
Lini një Përgjigje