
Gazetari Elton Tozaj, njëkohësisht mik i afërt i Lim Hotit, ka folur për “Prive by Liberta Spahiu”, duke zbuluar detaje të pathëna më parë për jetën private të ish-konkurrentit të “Ferma VIP” dhe romancat që kanë ngjallur shumë diskutime në publik.
Tozaj u ndal fillimisht te marrëdhënia e Limit me Albën, e cila u përfol gjerësisht pas përfundimit të “Ferma VIP”. Sipas gazetarit, kjo lidhje ka qenë shumë e shkurtër dhe ka zgjatur vetëm pak ditë jashtë formatit. Ai sqaroi se, sapo doli çifti nga programi, u kuptua se ndjenjat kishin qenë të njëanshme.
“Dashuria ishte më shumë nga ana e Albës, ndërsa Limi ka qenë neutral”, u shpreh Tozaj, duke hedhur poshtë edhe thashethemet për një bashkëjetesë mes tyre. Ai bëri të ditur se Alba dhe Limi kanë qëndruar bashkë vetëm një javë në shtëpinë e Limit dhe më pas kanë vendosur të ndajnë rrugët përfundimisht.
Gazetari theksoi gjithashtu se Limi nuk është në kërkim të një lidhjeje serioze, duke mos dashur detyrime apo përgjegjësi ndaj një partneri, pasi prioritet absolut për të mbetet familja.
Sa i përket romancës së përfolur mes Limit dhe Dolces brenda “Big Brother VIP Kosova”, Tozaj vendosi t’u japë fund spekulimeve që qarkullonin jashtë shtëpisë. Ai mohoi kategorikisht zërat se dyshja ishin takuar para hyrjes në BBVK.
Sipas tij, Limi dhe Dolce kishin komunikuar para formatit, por nuk ishin takuar asnjëherë fizikisht. Tozaj zbuloi se afrimiteti mes tyre erdhi natyrshëm, pasi Limi e gjen veten te Dolce për shkak të ngjashmërisë së karakterit.
“Kjo ngjashmëri ka bërë që ata të afrohen kaq shpejt brenda shtëpisë”, la të kuptohet miku i tij, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut rreth marrëdhënies së tyre.
Lini një Përgjigje