TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Korrik 2025, 14:26

Ajka mbush 7-vjeç, feston dy herë datëlindjen

Shkruar nga Pamfleti

Ajka mbush 7-vjeç, feston dy herë datëlindjen

Ajka, vajza e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, festoi dje ditëlindjen e saj të 7-të në mënyrë të veçantë, me shumë dashuri dhe emocione të ndara nga të dy prindërit të cilët, ndonëse janë të ndarë, vazhdojnë të jenë pranë saj në çdo hap të rëndësishëm të jetës.

Mbrëmjen e kaluar, Ajka festoi me babain e saj, Bes Kallakun, në një ambient të ngrohtë, ku nuk munguan familjarët dhe miqtë e ngushtë të artistit.  

Ajka mbush 7-vjeç, feston dy herë datëlindjen Ajka mbush 7-vjeç, feston dy herë datëlindjen

Ndërsa mëngjesin e sotëm, Ajka u surprizua nga nëna e saj, Xhensila Myrtezaj, e cila ndau me ndjekësit një video shumë të ëmbël në Instagram. Në pamje, Ajka shihet teksa sapo zgjohet nga gjumi dhe përballet me një surprizë të organizuar në shtëpi, ku Xhensila kishte krijuar një atmosferë të ngrohtë, zbukuruar me detaje plot dashuri dhe ku ishin të pranishme edhe shoqet e ngushta të vogëlushes.

Përveç videos, Xhensila ndau edhe një dedikim emocional për ditëlindjen e Ajkës:

“7 vite me ty, Ajka ime. Të dua me gjithë shpirtin tim, vajza ime!
U rritsh me shëndet, me gëzim, me ëndrra të mëdha dhe me Zotin gjithmonë në zemrën tënde.
Mami do të jetë gjithmonë pranë, për ty, në çdo hap, në çdo frymëmarrje.
Faleminderit, Zot, që solle tek unë engjëllin që më mbushi shpirtin, krahët, e solli tek unë paqen e shpirtit.
Gëzuar ditëlindjen, jeta ime!”

Edhe 100 vogëlushe!

Ajka mbush 7-vjeç, feston dy herë datëlindjenAjka mbush 7-vjeç, feston dy herë datëlindjen

ajka datelindja

Lini një Përgjigje