
Moderatorja e njohur për publikun, Dajana Shabani ka festuar datëlindjen dhe këtë e bëri vetë të ditur me anë të postimeve në rrjetet sociale. Veshur me të zeza dhe një bluze të tejdukshme YSL, bukuroshja e ekranit ngrinte një gotë verë të kuqe dhe krahas fotos shkruan: “Falenderoj Zotin që më ka plotsu çdo dëshirë dhe veten time! Uroj ta kem vitin me bereqet si ky shi. Në këtë ditë uragani linda unë! Sa e dashur, aq edhe egoiste, sa e fortë aq edhe e ndjeshme!”, përfundon postimi.
Por, vëmendjen më të madhe në foto e mori unaza e saj, stil solitario, simbol i një lidhjeje të konsoliduar dashurie. Dajana e ka mbajtur shumë të fshehtë jetën e saj private dhe nuk dihet për momentin se kush mund të jetë fatlumi. Sikurse ka zgjedhur që, edhe për ditëlindje, të mos tregojë se me kë festoi dhe kush është autori i fotos.
Nga ana tjetër, Dajana është ndër të paktat prezantuese që nuk ka bashkëpunuar me fillersa apo botox, duke ruajtur autenticitetin e saj që në nisje të karrierës.
Kujtojmë se moderatorja e dashur për publikun është nënë e një vajze 9-vjeçare, fryt i martesës së saj, tashmë të përfunduar prej kohësh. /Pamfleti

Lini një Përgjigje