
Eliminimi i Akil Varfit nga “Ferma VIP 3” vijon të jetë ndër momentet më të përfolura të këtij sezoni, ndërsa reagimet e tij pas daljes kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut.
Aktori u largua nga gara më 7 prill, pas një televotimi të fortë përballë Indrit, Gresës dhe Fairfax. Tensionet nisën që në shpalljen e të shpëtuarit të parë, moment që u pasua me një reagim të menjëhershëm nga ana e tij, duke lënë të kuptohej se ishte i përgatitur për të përfunduar rrugëtimin.
Pavarësisht përpjekjeve për ta qetësuar situatën dhe për ta bindur të vijonte garën normalisht, ai qëndroi deri në fund të sfidës. Në një nga momentet kyçe, zgjodhi të tërhiqej në një lojë në favor të Gresës, por vendimi final i takoi publikut.
Megjithatë, debati nuk u mbyll me largimin e tij. Pak orë para Prime-it të radhës, Varfi reagoi në rrjetet sociale me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Meqë krejt populli e ka kuptu padrejtësinë, s’po flas hiç”.
Me këtë deklaratë, ai lë të nënkuptohet se nuk është dakord me mënyrën si përfundoi eksperienca e tij në reality show, duke shtuar edhe më shumë diskutimet mes ndjekësve.

Lini një Përgjigje