TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Prill 2026, 13:58

Zhaklin Lekatari komenton sjelljen e Rogertit: Ka nevojë për dashuri

Shkruar nga Pamfleti

Zhaklin Lekatari komenton sjelljen e Rogertit: Ka nevojë për dashuri

Zhaklin Lekatari ndau mendimet e saj rreth dinamikave dhe banorëve të “Big Brother VIP”.

Gjatë intervistës për “Shqipëria Live” ajo u ndal veçanërisht te Rogerti, duke analizuar sjelljet e tij dhe mënyrën se si ato perceptohen nga publiku. Sipas Lekatarit, perceptimet ndryshojnë në varësi të botëkuptimit individual, gjinisë dhe kontekstit kulturor.

“Mua ai gëzimi i Rogertit… perceptimet njerëzore janë shumë të ndryshme dhe kjo varet nga botëkuptimi që ne kemi, por edhe nga gjinia dhe konteksti kulturor,” u shpreh ajo.

Më tej, Lekatari dha një vlerësim më të thelluar për gjendjen emocionale të tij, duke lënë të kuptohet se sjelljet e Rogertit mund të lidhen me nevoja më të mëdha emocionale.

Mua më duket se sa herë që Rogerti ka këto sjellje përtej kufijve, duket sikur ka nevojë për mbështetje emocionale të vazhdueshme dhe shumë dashuri,” tha ajo.

Deklarata e saj ka ngjallur diskutime në rrjet, ndërsa publiku vijon të komentojë dinamikat e krijuara brenda shtëpisë së famshme.

zhaklin lekatari rogert sterkaj

Lini një Përgjigje