TAGS-AT E JAVËS

Showbiz30 Dhjetor 2025, 13:17

Alba ‘e tepron’ me delirin: Londrimi, Klodi dhe Labi kanë pëlqim për mua

Shkruar nga Pamfleti

Alba ‘e tepron’ me delirin: Londrimi, Klodi dhe Labi kanë

Klipi përmbledhës i transmetuar mbrëmë në BBVK riktheu disa nga momentet më emocionale të Albësn ë shtëpi. Një insert që dukej se kishte për qëllim të prekte publikun, por që në fund prodhoi edhe pak… zhurmë ekstra.

Pamjet rikujtuan episodin tashmë të njohur të fshehjes së një sendi personal të Albës nga disa prej djemve të shtëpisë. Alba u shfaq e përlotur, e lënduar dhe me mendjen te partneri jashtë shtëpisë – një kombinim emocional që BBVK di ta shfrytëzojë mirë për dozën javore të dramës.

Por momenti që ndezi vërtet debatin nuk ishin lotët, por deklarata. Gjatë diskutimit, Alba hodhi “bombën”: sipas saj, tre nga djemtë e shtëpisë paskan pasur pëlqim për të, konkretisht Londrimi, Klodi dhe Labi. Një fjali e vetme mjaftoi që shtëpia të mbushej me të qeshura nervoze, kundërshtime dhe mimika tipike të “jo, jo… mos e tepro”.

Djemtë e përmendur reaguan më shumë me humor sesa me reflektim, ndërsa publiku mbeti mes dyshimit nëse bëhej fjalë për sinjale të keqinterpretuara apo për një vetëbesim që klipi emocional e kishte rritur ndjeshëm.

Si për ta plotësuar panoramën, në diskutim u përmend edhe ideja e një simpatie të mundshme për Ludo Lee, duke shtuar edhe pak kripë në një debat që tashmë kishte mjaftueshëm erë shoë.

Në fund, një gjë është e sigurt: qoftë mes lotëve, deklaratave të forta apo admiruesve “të paidentifikuar”, Alba di si të mbetet në qendër të vëmendjes. Dhe në BBVK, kjo është ndoshta strategjia më e suksesshme nga të gjitha.

 

alba londrimi klodi labi

Lini një Përgjigje