Showbiz 9 Dhjetor 2023, 11:42

Alketa fshin postimin për ‘X Factor’, ndjekësi: Ke kunjë me Arbanën?

Shkruar nga Pamfleti

Alketa fshin postimin për ‘X Factor’, ndjekësi: Ke

Mbrëmjen e djeshme u rikthye në ekranin e Tv Klan, show i talenteve “X Factor” me prezantuese Alketa Vejsiun. Duke qenë se kompeticioni i njohur i muzikës u rikthye pas 7 vitesh, Vejsiu kujtoi me një postim në rrjete sociale fillimet emocionuese të programit të suksesshëm.

Mirëpo, ndjekësit vunë edhe diçka tjetër. Alketa e fshiu një herë postimin përpara se ta postonte sërish, ndërsa një prej tyre e lidhi këtë veprim me Arbana Osmanin.

“Pse e fshive postin e parë, të kishte bërë dhe like Arbana apo kot për kunj?”- i shkroi ndjekësi, ndërsa Alketa ia ktheu:

“Kisha asinkron zërin dhe figurën. S’kam kunja me askënd. Për më tepër me një ëndërrimtare tjetër të gjeneratës time që ka bërë vendin e vet në Ekranet Shqiptare”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

alketa vejsiu arbana osmani kunje