Showbiz 9 Dhjetor 2023, 09:57

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt aspak i kënaqur me dënimin e aktores, ankimon vendimin e Gjykatës Tiranë (dokumente)

Shkruar nga Pamfleti

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt aspak i kënaqur me dënimin e

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt nuk është kënaqur me dënimin që gjykata ka dhënë për aktoren, duke e ankimuar kështu vendimin me pretendimin se ish-bashkëshortja e tij është dënuar shumë pak për veprën penale që ka kryer.

Aleksandër Varfaj ka bërë ankesën kundër gjyqtares së çështjes, Marinela Osmani, më datë 5 dhjetor 2023.

Në ankimimin dërguar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Varfaj thotë se ndaj noterit dhe personit që firmosi prokurat, gjykatësja ka anashkaluar masat ndëshkuese.

Kjo ka nxitur denoncuesin Aleksandër Varfaj që të mos ndalet. Ai ka dërguar ankesën dhe në disa insitucione si KLGJ, ILD, OMN, si dhe në Ministrinë e Drejtësisë.

Varfaj thotë se gjyqtarja Marinela Osmani dhe prokurorja Ornela Rrumbullaku, kanë zbutur qëllimisht dënimin ndaj të pandehurës.

Dembacaj ka kyer të njëjtën vepër penale dy herë në periudha të ndryshme, ndaj dhe ligji parashikon dënimin e saj me burg.

Varfaj thotë në ankesën e publikuar nga ‘noa.al’, se vepra penale e përsëritur dy herë është pranuar si nga ish e shoqja, ashtu dhe nga avokatja e saj.

Ndaj Varfaj e konsideron të papranueshme që ish- gruaja e tij, ndonëse u dënua me 9 muaj burg që u ul në 6 muaj, më pas përfundoi në 80 orë punë publike.

Vendimi ka dalë më 15 maj 2023, por ka marrë formë të prerë vetëm në muajin korrik.

Ky vendim është zbardhur pas marrjes së formës së prerë dhe nuk dihet nëse është zbatuar nga e dënuara.

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt aspak i kënaqur me dënimin e Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt aspak i kënaqur me dënimin e

Vetë aktorja reagoi me anë të një statusi, ku shprehej ndër të tjera se: Çdo vajzë, çdo grua ka sfidat, fitoret, vuajtjet, gëzimet, ulje- ngritjet, kryengritjet e saj. Punon, duron, mbijeton, për veten, për fëmijët, për familjen e saj. Flet shumë edhe atëherë kur zgjedh me hesht.”, status që mori komente shumë negative nga ndjekësit kudo ku u publikua dhe e akuzonin aktoren si ‘gënjeshtare dhe njeri që përpiqej të viktimizohej edhe pse ishte fajtore për shkatërrimin e familjes dhe falsifikimin e firmës së babait të vajzës’.

Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt aspak i kënaqur me dënimin e

aleksander varfaj ankimim