TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Qershor 2026, 15:41

Arnoldi i “Për’puthen” e thotë troç: Katerinës i kam kërkuar të bëjë ADN e fëmijës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Arnoldi i “Për’puthen” e thotë troç:
Arnoldi i “Për’puthen” e thotë troç: Katerinës i kam kërkuar të bëjë ADN e fëmijës

Historia mes Arnold Damazetit dhe Katerinës, që lindi në “Për’puthen”, vijon të tërheqë vëmendjen e publikut, sidomos pas zhvillimeve të bujshme që pasuan lajmin për shtatzëninë e papritur të ish-konkurrentes.

Pas muajsh spekulimesh dhe komentesh në rrjetet sociale, Arnoldi ka vendosur të reagojë publikisht, duke iu përgjigjur pyetjes që, sipas tij, i është bërë më shpesh nga ndjekësit: a ka kërkuar ai një test atësie?

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ish-konkurrenti zbuloi se ka qenë vetë ai që ka kërkuar kryerjen e testit të ADN-së, por pretendon se kërkesa e tij është refuzuar.

“Unë këtë ADN-në ia kam kërkuar para tre, katër muajve, por nuk ka pranuar”, deklaroi Arnoldi.

Sipas tij, kërkesa për testin nuk ka ardhur si pasojë e presionit publik, por ka qenë një iniciativë personale për të sqaruar situatën dhe për të shmangur çdo paqartësi.

Arnoldi u shpreh se refuzimi i Katerinës për ta kryer këtë procedurë ka ngritur pikëpyetje dhe dyshime për të, duke shtuar se ka insistuar më shumë se një herë për ta realizuar testin.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur historia mes dy ish-protagonistëve të “Për’puthen” vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa publiku mbetet në pritje të një reagimi nga Katerina lidhur me pretendimet e ngritura.

Për momentin, ajo nuk ka bërë asnjë koment publik mbi deklaratat e fundit të Arnoldit.

arnoldi katerina adn

Lini një Përgjigje