TAGS-AT E JAVËS

Showbiz11 Mars 2026, 07:33

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Selin

Shkruar nga Pamfleti

“Babai yt është në burg”/ Përplasje e fortë

Gjatë ditëve në shtëpi, teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, Rogerti bëri një deklaratë të fortë në lidhje me familjen e Selin, duke pretenduar se babai i saj ndodhet në burg.

“Selin vjen nga një eksperiencë e llastuar. Unë e di informacionin për babain e saj që e ka në burg”, tha Rogerti në dhomën e rrëfimit.

Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime-it, pasi Selin dëgjoi klipin me deklaratën e Rogerit, në shtëpi shpërtheu një debat mes dy banorëve, të cilët shkëmbyen akuza me njëri-tjetrin.

Debati mes dy banorëve:

Selin: Kjo është ekstrem shumë qesharake. I uroj lirim të shpejtë të gjithë baballarëve që ndodhen pas hekurave. Im atë, për fat të mirë, është jashtë hekurave, jeton në një vend tjetër të botës, sepse punon jashtë. Babai im gëzon një liri të plotë. Nuk do e kisha fare për turp që ta thoja që babai im është në burg. Është një figurë e mrekullueshme atërore.

Rogerti: Në çfarë shteti jeton?

Selin: Të detyrohem një shpjegim unë se ku jeton im atë?

Rogerti: Unë di që tezja jote ka thënë që babai yt është në burg.

Selin: Familjen time e dua shumë. Padashje është bërë pjesë e kësaj eksperience. Nuk do e kisha fare për turp për ta thënë.

Lini një Përgjigje