TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Prill 2026, 13:31

Bebe Rexha fiton çmimin e madh, këngëtarja shqiptare: Uau, kjo është e pabesueshme!

Shkruar nga Pamfleti
Bebe Rexha fiton çmimin e madh, këngëtarja shqiptare: Uau, kjo
Bebe Rexha fiton çmimin e madh, këngëtarja shqiptare: Uau, kjo është e pabesueshme!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është vlerësuar së fundmi me çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards, një nga vlerësimet më të rëndësishme në muzikën dance.

Artistja ka ndarë emocionet e saj përmes një videoje në Instagram, ku shihet duke pranuar trofeun dhe duke falënderuar fansat dhe komunitetin e muzikës elektronike për mbështetjen e vazhdueshme.

“Wow, faleminderit EDMAs. Kjo është e pabesueshme. ‘Female Icon Award 2026’. Dua të falënderoj shumë fansat e mi që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të çmendur. Faleminderit gjithashtu komunitetit të muzikës dance që më ka pranuar,” u shpreh ajo.

Bebe Rexha theksoi se muzika dance ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën e saj, duke e cilësuar si një formë arratisjeje dhe terapie.

“Muzika dance ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës sime. Ka qenë arratisja ime, terapia ime dhe vazhdon të jetë edhe sot,” shtoi këngëtarja.

Në fund, ajo ftoi fansat të dëgjojnë projektin e saj më të ri, këngën New Religion, në bashkëpunim me grupin Faithless, e cila tashmë është publikuar.

Vitet e fundit, Bebe Rexha ka qenë mjaft aktive në zhanrin euro-dance, duke sjellë projekte që janë kthyer në hite globale si I'm Good (Blue) dhe One in a Million.

Ky çmim konsiderohet si një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e saj, duke konfirmuar ndikimin dhe suksesin që artistja shqiptare vazhdon të ketë në skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike.

 

bebe rexha cmim

Lini një Përgjigje