
Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Keijsi Hyseni, ka befasuar publikun dhe ndjekësit me deklaratën e tij më të fundit, duke konfirmuar përfundimin e lidhjes romantike me ish-banoren Ina Aderi.
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio, përballë moderatores Elona Duro, ai u pyet nëse partnerja e tij e kishte mbështetur në projektet e reja. Pyetja çoi në një zbulim të papritur për marrëdhënien e tyre.
“Në projektet që do të vijnë Ina më ka mbështetur fillimisht kur e kam nisur, por unë me Inën nuk jemi më bashkë në një lidhje dashurie,” u shpreh ai, duke lënë të shtangur moderatoren.
Duke qenë se deklarata u bë në Ditën e Gënjeshtrave, moderatorja e pyeti nëse bëhej fjalë për një shaka të 1 Prillit, por Keijsi e mohoi prerazi këtë mundësi dhe sqaroi arsyet e ndarjes.
“Nuk jam nga ata që bëj shaka për 1 Prill, por erdhi momenti që po e kuptonim që po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit, domethënë nuk po shkonin gjërat ashtu siç duhet dhe i dhamë pak kohë njëri-tjetrit,” sqaroi ish-banori.
Ai bëri të ditur gjithashtu se ndarja është e freskët dhe ka ndodhur vetëm disa ditë më parë, duke theksuar se vendimi është marrë në mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.
“Kemi pak kohë, disa ditë, pavarësisht se Ina më ka qëndruar pranë e kemi diskutuar me shumë mirëkuptim të dy këtë gjë. Nuk është se erdhi as nga njëra palë as nga tjetra, erdhi momenti për ta bërë diçka, dhe ndodhi,” përfundoi Keijsi.
Lini një Përgjigje