
Një situatë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, ku Monika Kryemadhi është vënë në qendër të një shakaje me rastin e 1 Prillit.
Rogerti i është drejtuar asaj duke pretenduar se ata njiheshin që përpara hyrjes në shtëpi dhe se kishin bërë një marrëveshje për ta mbrojtur si opinioniste gjatë formatit. Për ta bërë më bindëse këtë histori, ai solli edhe disa xhaketa, duke e pyetur nëse i kujtonin diçka.
“A të kujtojnë gjë këto xhaketa?”, e pyeti Rogerti.
Monika Kryemadhi iu përgjigj duke i lidhur ato me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.
“Po, më kujtojnë babanë e fëmijë të mi. Iliri kur u dobësua xhaketat e tij ia dha xhaxhait të Rogertit. Ai është i lidhur me Ilir Metën jo me mua, se xhaketën e tij ka veshur”, tha ajo.
Më pas u zbulua se e gjithë situata ishte një shaka e organizuar për 1 Prillin. Kryemadhi e priti me humor këtë moment, duke komentuar:
“Shumë mirë që ndodhi, se kisha ca ditë pa e përmendur emrin e Ilirit.”
Lini një Përgjigje