
Dinamikat e fundit dhe debatet e forta në spektaklin “Big Brother VIP Albania 5” kanë shkaktuar reagime të shumta, jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj nga personazhe të njohur publikë.
Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, ka vendosur të mbajë një qëndrim të qartë, duke dalë publikisht në mbrojtje të Mirit.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka kritikuar drejtpërdrejt opinionistët e programit, duke i akuzuar për standarde të dyfishta në mënyrën si gjykojnë situatat dhe trajtojnë banorët gjatë netëve “Prime”.
Sipas tij, analizat e tyre janë të njëanshme dhe të padrejta.
“Opinionistëve ju bën përshtypje që Miri lë të nënkuptohet një koment negativ që dëgjoi jashtë, pooor nuk u bën përshtypje kur i thonë Mirit para gjithë Shqipërisë pervers dhe maniak. Opinionista pra jo shaka,” shkruan ai me ironi.
Ukcenaj thekson kontrastin mes reagimit ndaj deklaratave të Mirit dhe heshtjes përballë ofendimeve të rënda që, sipas tij, ai ka marrë vazhdimisht nga banorët e tjerë.
Ai i referohet edhe situatës së fundit, ku Miri u kritikua për komentet që solli nga jashtë për Selinën, duke shtuar se askush nuk reagoi me të njëjtin standard kur ndaj tij u përdorën etiketime fyese.
Përtej kësaj, aktori kritikon edhe rikthimin e ngjarjeve të vjetra nga jashtë shtëpisë, të cilat – sipas tij – po përdoren për të rënduar pozicionin e Mirit në lojë.
“Dhe sot i kujtojnë edhe atë që i ka thënë Selinës vjet kur shkonin mirë bashkë… Hajde opinionista hajde,” përfundon ai.
Ky reagim vjen në një moment delikat, pas spektaklit të fundit ku Miri pati përplasje të forta me produksionin dhe hodhi akuza për favorizime, duke treguar se debatet rreth lojës po vazhdojnë intensivisht edhe jashtë shtëpisë.

Lini një Përgjigje