
Mëngjesi i sotëm në “Ferma VIP 3” ka nisur me një mision të ri të dhënë nga Agai, i cili u ka dërguar fermerëve një zarf me udhëzime për të mbjellë lule dhe për të lënë gjurmën e tyre në fermë. Sipas porosisë, në këtë detyrë duhej të përfshiheshin të gjithë fermerët pa përjashtim.
Gjatë realizimit të misionit nuk munguan ankesat nga fermerët, kryesisht për shkak të kushteve atmosferike. Ndër reagimet që tërhoqën vëmendje ishte ai i Jonida Maliqit, e cila iu drejtua Sonit me një koment me nota humori: “Soni, je bërë shumë pjeshkë për të mbjellë lulet, tamam të bëhesh me baltë.”
Këngëtarja Soni Malaj e priti këtë koment me buzëqeshje, megjithatë reagimi i saj u vu re edhe nga publiku.
Dy artistet e njohura shqiptare, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, kanë qenë në fokus që prej hyrjes së tyre në këtë spektakël, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Lini një Përgjigje