
'Big Brother Vip 2' theu çdo rekord shikueshmërie dhe ishte një ndër shfaqjet më të klikuara në vend. Pas gjithë zhurmës së shkaktuar lart e poshtë nga banorë të caktuar, ajo që diskutohet tanimë është pyetja që bën çdo shqiptar: Sa u pagua Arbana Osmani?
Mund të themi pa frikë se ajo është prezantuesja më e paguar, të paktën në këtë Big Brother. Burime financiare bënë të ditur për ‘Pamfleti’ se Arbana ka marrë rreth 20 milion lekë (të vjetra) në muaj. Por jo vetëm kaq, ajo ka marrë përqindje nga bizeneset për çdo përmendje të tyre.
Që do të thotë se, në rast se biznesi paguante për të transmetuar mesazhin promocional gjatë transmetimit të BBV2, një përqindje e caktuar shkonte për Arbanën, nëse kjo e fundit edhe e përmendte biznesin në fjalë.
Me një llogari të përciptë, mësohet se Osmani ka marrë rreth 100 milion lekë (të vjetra) këtë sezon, duke u renditur në vend të parë si prezantuesja më e paguar.
Sigurisht, mund të jetë pas Alketa Vejsiut, por kjo e fundit merr para edhe si bashkë producente, ndërsa përsa i përket vetëm moderimit, Arbana është në vend të parë për nivel pagese.
Big Brother Vip 2 nga ana tjetër flitet se ka përfituar 150 mijë euro për puntatë, kjo vetëm nga bizeneset, pa llogaritur këtu klikimet e shumta në kanalin Youtube.
Me një ‘bereqet’ të tillë, me siguri që formati do zhvillohet gjithnjë e më shpesh, derisa shqiptarëve t’u vijë në majë të hundës dhe të mos kenë më kuriozitet. /Pamfleti
Lini një Përgjigje