TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Nëntor 2025, 13:41

Blendi, ku ka tym ka dhe zjarr! Salaj merr Heidin për emisionin e mëngjesit, nuk ka më nevojë për ‘jingla’

Shkruar nga Pamfleti

Blendi, ku ka tym ka dhe zjarr! Salaj merr Heidin për emisionin e

Një shprehje e popullit thotë “Ku ka tym, ka dhe zjarr” që do të thotë se shkrimi i “Pamfleti”-t për sherrin fizik mes Neada Muçës dhe Enxhi Nasufit ishte mëse i vërtetë.

Lajmi u përhap me shpejtësi ‘rrufe’ dhe treshja u përpoq ta përgënjeshtrojë. Madje u sforcuan shumë të hiqeshin ‘fisnikë’ dhe të mos i jepnin ‘ushqim kandrrave’ (që në këtë rast janë kolegë gazetarë), por meqë nuk e kishin në gjak (se rigoni s’e ka për fis të bëhet lis), përfunduan në ofendime.

Faji ynë? Pasqyruam sherrin e vajzave.

Sigurisht, nuk mbetëm pa përgjigje dhe e sqaruam deri në detaj Blendin dhe vajzat që nuk e shihnin dot me sy njëra-tjetrën edhe pse duhet të hiqeshin sikur nuk ishin zënë. Dhe me shumë dashuri i bëmë një ‘leksion’ të shkurtër gazetarie.

Përfundimi: Neada dhe Enxhi nuk janë më pjesë e emisionit të mëngjesit. Ta kishin ditur, i kishin kursyer vetes 15 minuta prolog të rremë.

Mëngjesin e sotëm Blendi Salaj u shfaq në emision pa dy ish-koleget, por në vend të tyre kishte marrë Heidi Bacin, e cila i mbeti ‘si pilaf’ Top-it që nga Big Brother dhe nuk po do të largohet më. Me atë rast, nuk kanë nevojë për ‘jingla’, se Heidi i fut një të zgërdhirë sa thotë mirëmëngjes dhe me një entuziazëm të shtirur kamuflon mungesën e artikulimit. /Pamfleti

blendi salaj tym dhe zjarr heidi baci

Lini një Përgjigje