Showbiz15 Mars 2023, 14:06

Deklaratat e Fjolla Morinës, Fisnik Syla sqaron sherrin me ish-bashkëshorten dhe rolin e Shkënda Dubovës

Shkruar nga Pamfleti

Deklaratat e Fjolla Morinës, Fisnik Syla sqaron sherrin me

Lidhja mes Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës duket se i ngjan një seriali që nuk ka të mbaruar. Pas ndarjes së bujshme, situatat mes tyre nuk ndaluan së zhvilluari.

Së fundmi, këngëtarja Fjolla Morina ka publikuar një video në Instagramin e saj ku tregon tepër e shqetësuar kërcënimet që ka marrë nga Fisnik Syla që prekin edhe vajzën e saj.

I ftuar në “D-Night” nga Dajana Shabani, në Rtv Ora, Syla tregoi anën tjetër të medaljes si edhe përfshirjen e shumë emrave publikë në atë video.

Dajana: Cili ishte roli i Shkenda Dubovës në këtë rrethin tuaj? Dhe pse ky hakërrim ndaj asaj që ka bërë?

Fisnik Syla: Nuk e di… Unë me Shkendën kemi ngrënë dhe pirë dy tre herë, sa kam qenë në lidhje me Fjollën dhe më shumë nuk di asgjë për atë person.

Dajana: A është e vërtetë që Shkenda Dubova pastron para me anë qendrave për dobësim?

Fisnik Syla: Nuk e di dhe nuk besoj që është e vërtetë. 100% çfarë ka folur Fjolla Morina aty në live dhe në Instagram, Dajana të bindem me jetë e me çfarë të duash që kanë qenë 100% gënjeshtra dhe nëse është nevoja, por nuk dua të bie në atë nivel, unë i kam të gjitha me dëshmi dhe për t’i publikuar, por nuk kam qejf të bie në atë nivel, siç ka vepruar ajo.

fisnik syla sqarim