TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Shtator 2024, 10:37

Drini Zeqo rikthehet në Klan si spiker lajmesh, emocionohet para edicionit

Shkruar nga Pamfleti

Drini Zeqo rikthehet në Klan si spiker lajmesh, emocionohet para edicionit

Drini Zeqo është rikthyer pikërisht në ekranin ku e kemi parë për kaq shumë vite, në Tv Klan.

Moderatori ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga studioja e lajmeve duke vendosur edhe orën 19:30.

Kjo është ora kur Tv Klan transmeton edicionin e lajmeve, çka tregon se Drinin do ta shihnim sërish si spiker.

Që në krye të edicionit informativ, spikeri u shfaq shumë i emocionuar dhe shprehu ngazëllimin e thellë që rikthehej në ekranin ku ka qenë pjesë për shumë kohë.

“Është një përshëndetje shumë e veçantë dhe shumë e përzemërt për mua, e cila më ka shoqëruar për shumë vite dhe uroj që të më shoqërojë edhe për shumë sezone të tjera. E vetmja gjë që mund të them është se ndihem tërësisht si në shtëpi dhe se lajmet janë si një lëkurë e imja e dytë e cila gjithmonë më kishte munguar, ndaj ndihem shumë krenar dhe mirënjohës që do të jemi së bashku në edicionet kryesore informative këtu në Klan”- u shpreh Drini.

Kujtojmë se Drini u bë pjesë e “Big Brother Vip Albania3”, por rrugëtimi i tij zgjati shumë pak.

Drini Zeqo rikthehet në Klan si spiker lajmesh, emocionohet para edicionit

 

drini zeqo lajmet emocion

Lini një Përgjigje