TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Prill 2026, 15:00

E dinit emrin e vërtet të Genës? Dasma në Big Brother zbulon si quhet këngëtari

Shkruar nga Pamfleti
E dinit emrin e vërtet të Genës? Dasma në Big Brother zbulon
E dinit emrin e vërtet të Genës? Dasma në Big Brother zbulon si quhet këngëtari

Shtëpia e Big Brother VIP Albania është veshur në festë për dasmën e shumëpritur të Brikenës dhe Mateos, me një atmosferë që i ngjan një ceremonie të vërtetë.

Për të ndezur mbrëmjen, i ftuar special ishte këngëtari i njohur Gena, një nga artistët e preferuar të Brikenës. Ai arriti të elektrizojë ambientin me hitet e tij, duke ngritur në këmbë të gjithë banorët.

Megjithatë, përveç performancës, ai zbuloi edhe një detaj interesant që tërhoqi menjëherë vëmendjen. Gjatë interpretimit live, Gena ndaloi për një moment dhe iu drejtua nuses së mbrëmjes, duke ndarë një koincidencë të veçantë: emri i tij i vërtetë është Briken Lito, duke bërë që ai dhe Brikena të ndajnë të njëjtin emër.

Ky moment solli të qeshura dhe reagime pozitive nga banorët, duke i shtuar edhe më shumë atmosferë festive mbrëmjes.

Dasma brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po vijon mes muzikës, vallëzimit dhe energjisë së lartë, me Gena që po e shndërron këtë natë në një festë të paharrueshme për çiftin dhe konkurrentët.

gena emri

Lini një Përgjigje