TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Prill 2026, 14:21

“Magji” në tapetin e kuq/ “Ëngjëjt e Charlie-t” ribashkohen pas 50 vitesh

Shkruar nga Pamfleti
“Magji” në tapetin e kuq/ “Ëngjëjt e
“Magji” në tapetin e kuq/ “Ëngjëjt e Charlie-t” ribashkohen pas 50 vitesh

Yjet ikonë të serialit Charlie's Angels janë ribashkuar pas dekadash për të festuar 50-vjetorin e këtij produksioni legjendar që la gjurmë në historinë e televizionit.

Kate Jackson, Jaclyn Smith dhe Cheryl Ladd u shfaqën së bashku në një event të organizuar në Los Angeles, mbrëmjen e 6 prillit. Elegante dhe plot buzëqeshje, ato rikthyen atmosferën nostalgjike të viteve ’70, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Në paraqitjen e tyre në tapetin e kuq, Kate Jackson zgjodhi një stil klasik bardh e zi, ndërsa Jaclyn Smith dhe Cheryl Ladd u shfaqën me nuanca pastel, duke reflektuar elegancë dhe finesë.

Seriali Charlie's Angels, i njohur për ndërthurjen e aksionit, misterit dhe protagonizmit femëror, u transmetua në ABC nga viti 1976 deri në vitin 1981 dhe mbetet një nga prodhimet më të dashura të kohës.

Fillimisht, në kastin kryesor ishte edhe Farrah Fawcett, e cila u kthye në një ikonë të pop-kulturës. Ajo u largua pas sezonit të parë për t’iu përkushtuar kinemasë dhe u zëvendësua nga Cheryl Ladd. Ndryshimet vazhduan ndër vite, me largimin e Kate Jackson dhe ardhjen e aktoreve të tjera si Shelley Hack dhe Tanya Roberts.

Megjithatë, Jaclyn Smith mbetet e vetmja aktore që ishte pjesë e të gjitha pesë sezoneve të serialit.

Ky ribashkim i veçantë jo vetëm që rikthen në vëmendje suksesin e jashtëzakonshëm të Charlie's Angels, por edhe ndikimin që pati në fuqizimin e figurës së gruas në ekran, duke mbetur një simbol i forcës dhe elegancës femërore në televizion.

 

charlie's angels

Lini një Përgjigje