TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 7 Prill 2026, 14:15

Sia dhe ish-bashkëshorti arrijnë marrëveshjen e divorcit, detyrohet t’i paguajë 42,500 dollarë në muaj

Shkruar nga Pamfleti

Sia dhe ish-bashkëshorti arrijnë marrëveshjen e divorcit,

Këngëtarja e njohur Sia dhe ish-bashkëshorti i saj Daniel Bernad kanë arritur një marrëveshje zyrtare lidhur me kujdestarinë dhe mbështetjen financiare për djalin e tyre.

Sipas dokumenteve të depozituara në gjykatën e Los Angeles, artistja do të paguajë rreth 42,500 dollarë në muaj për mbështetjen e fëmijës së tyre, Somersault Wonder Bernad.

Pagesat kanë nisur më 1 prill dhe do të vazhdojnë deri në momentin që djali të mbushë 18 vjeç. Në rast se ai ndjek shkollën e mesme me kohë të plotë, mbështetja financiare mund të zgjasë deri në përfundimin e saj ose deri në moshën 19 vjeç, sipas kushteve të përcaktuara.

Marrëveshja përfshin edhe raste të veçanta kur pagesat mund të ndërpriten më herët, si në situata të ndryshimeve ligjore apo kushte të tjera të përcaktuara nga gjykata.

Përveç shumës mujore, Sia do të mbulojë edhe një sërë shpenzimesh të tjera të rëndësishme për të birin, përfshirë: arsimin në shkollë private, aktivitetet jashtëshkollore të dakordësuara dhe shpenzimet shëndetësore që nuk mbulohen nga sigurimi

Gjithashtu, ajo do të mbajë sigurimin shëndetësor për djalin.

Një tjetër pikë e rëndësishme e marrëveshjes është sigurimi i së ardhmes financiare të fëmijës. Këngëtarja është e detyruar të mbajë një sigurim jete prej 5 milionë dollarësh, duke e vendosur djalin si përfitues, ose të krijojë një fond të posaçëm që garanton mbështetje në rast situatash të papritura.

Sa i përket kujdestarisë, ish-çifti do të ndajë kujdestarinë ligjore të përbashkët, ndërsa kujdestaria fizike do të organizohet sipas një plani të detajuar, duke përfshirë ditët e javës, fundjavat dhe ndarjen e pushimeve.

 

sia divorci

Lini një Përgjigje