Debati mes aktores dhe blogeres Eliona Pitarkës dhe neonatologut Edi Tushe ka përfunduar në dyert e gjykatës, pas disa postimesh dhe reagimesh që morën përmasa të mëdha në media dhe rrjete sociale.
Tushe reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke theksuar se emri i tij po përdorej pa autorizimin e tij. Ai theksoi se nuk ka dhënë leje që Pitarka apo ndonjë person tjetër të përdorë emrin e tij për të promovuar dieta për fëmijë, këshilla ushqimore ose përfitime personale të ndonjë forme.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Pitarkës, e cila sqaroi se postimet e saj ishin informacione të përgjithshme për të ndihmuar prindërit që nuk përballojnë klinikat private, duke përfshirë këshilla bazë dhe informacione të dobishme për kujdesin e fëmijëve.
Gjatë një interviste në podkastin “Shëndet me Almën”, Tushe tha se nuk ka bërë asnjëherë kompromise me profesionin e tij dhe u bëri thirrje prindërve të mos u referohen vetëm rrjeteve sociale. “Informacioni që japin rrjetet sociale shpeshherë është i ndryshëm dhe mund të çorientojë”, tha ai, duke shtuar se çdo rast është individual dhe nuk mund të japësh të njëjtin këshillim për çdo fëmijë.
Vetë Pitarka ka theksuar gjithashtu se informacioni i saj ka pasur qëllim vetëm edukativ dhe ndihmues për prindërit, pa pretenduar të zëvendësojë konsultën me mjekun.
Dokumenti nënvizon se ndarja e informacionit të përgjithshëm nuk përbën keqpërdorim të autoritetit mjekësor, dhe se është një mënyrë për të ndihmuar prindërit në vendimmarrje, sidomos ata që nuk kanë akses në klinikat private.
Po ti moj nuk i gjen nje usta ketij maskarajt ta besh zap se eshte versulur si Qën i Tërbuar. Sla vend pa u faktorizuar ky karjerist muti, na i shpifi apo seshte katandisur si Qen Bulldok me çti dale perpara. Yt karjerist muti. Pale tani ne pleqeri qe ka degraduar fare nje pijanec i alkolizuar qe bije nga karikja me kembe perpjete me goten e dyte. Adriana Misja ferkon barkun as e ze me dore se i vjen te ndote nga ky felliqesire qe i shkaterroj familjen. KARMA doktor KARMA E GJERGJI SHUTERIQIT QE TE NXORRI NGA KREVATI MARTESOR ME BREKE NEPER KEMBE!!!! Ytttt FELLIQESIREEEES E PESHTIRE!!!!! Zagarrr Muti!