TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Janar 2026, 13:17

Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani bashkojnë forcat për Ferma Vip, ja kur pritet të nisë edicioni i tretë

Shkruar nga Pamfleti
Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani bashkojnë forcat për Ferma Vip, ja kur
Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani bashkojnë forcat për Ferma Vip, ja kur pritet të nisë edicioni i tretë

Reality show Ferma VIP rikthehet me sezonin e tretë dhe pritet të nisë më 20 mars. Ndërkohë më 20 shkurt, përfundon Big Brother VIP Kosova, duke mos e lënë  Big Brother VIP Albania  ‘të marrë frymë’, në kuptimin e audiencës që pretendon.

Edicioni i tretë i Ferma VIP vjen me emra të njohur dhe role krejtësisht të reja. Holta Dulaku rikthehet si producente e formatit, ndërsa Arbana Osmani do të jetë prezantuesja e këtij sezoni, duke shënuar një tjetër kapitull në karrierën e saj.

Surpriza më e madhe për publikun mbetet përfshirja e Luiz Ejllit, fituesit të Big Brother VIP Albania 2, i cili këtë herë do të shfaqet në rolin e Agait të Fermës, një figurë kyçe brenda lojës, me ndikim të drejtpërdrejtë në dinamikat mes konkurrentëve.

Por ky bashkëpunim nuk vjen pa prapaskena. Pas përfundimit të BBVA 2, fansat vunë re se Luiz Ejlli nuk e ndoqi më Arbana Osmanin në rrjetet sociale, një veprim që u komentua gjerësisht në mediat rozë dhe nga ndjekësit, duke ngritur dyshime për një ftohje të marrëdhënies mes tyre jashtë kamerave.

Nga ana tjetër, Arbana Osmani vazhdoi ta mbante Luizin në Instagram, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetje mbi raportin real mes tyre.

Tashmë, me rikthimin e tyre në të njëjtin format, por në pozicione të ndryshme, vëmendja e publikut është e fokusuar jo vetëm te loja dhe konkurrentët, por edhe te dinamika mes Arbanës dhe Luizit.  

Nuk dihet nëse Arbana do të marrë staff nga Big Brother Albania, bashkëpunëtorët e saj të kahershëm. Do arrijë të përçajë apo të paktën dyzojë punonjësit e Top Channel? Mbetet për t’u parë!

Me nisjen e Ferma VIP 3, pritet jo vetëm një sezon plot sfida dhe surpriza, por edhe një tjetër kapitull i komentuar gjerësisht në showbiz-in shqiptar. Publiku tashmë ka sytë nga 20 marsi, për të parë nëse ky edicion do të arrijë të tejkalojë suksesin e sezoneve të mëparshme.

P.S. Kjo është e disata herë që Arbana ‘i zë vendin’ Luanës, ironike apo jo?! /Pamfleti

 

 

luiz ejlli arbana osmani ferma vip

Lini një Përgjigje