Marrëdhënia mes Fabjolës dhe Adionit po vijon të jetë një nga temat më të diskutuara brenda dhe jashtë spektaklit Ferma VIP.
Situata është ndezur pas deklaratave të Adionit për një lidhje të lënë jashtë fermës, si edhe pas hyrjes së vëllait të Fabjolës në program, i cili ka shprehur hapur kundërshtimin e tij për afrimin mes tyre.
Në një studio televizive, ish-fermerja Fairfax ka sjellë detaje të reja mbi këtë raport, duke zbuluar një bisedë që, sipas saj, ka zhvilluar me Adionin gjatë kohës që ishte pjesë e fermës.
Ajo është shprehur se Adioni ka ende një lidhje emocionale me një vajzë jashtë programit dhe se vetë ai e ka pranuar këtë fakt. Sipas saj, ai madje ka pasur edhe plane për martesë me të.
Ndërkohë, për Fabjolën, Fairfax u shpreh se ajo duket më e përfshirë emocionalisht në këtë marrëdhënie, duke shtuar se ka një pëlqim të qartë ndaj Adionit, ndryshe nga ai vetë.
Në deklaratat e saj, ajo thekson se ndonëse Fabjola është e pëlqyeshme dhe e angazhuar në raport, situata komplikohet nga ndjenjat e pashlyera të Adionit jashtë fermës, të cilat sipas saj mbeten ende një peng emocional për të.
Lini një Përgjigje