TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Korrik 2024, 12:37

Egesta sjell djalin në Kosovë, Meritoni me pushime në Turqi bashkë me Ilnisën

Shkruar nga Pamfleti

Egesta sjell djalin në Kosovë, Meritoni me pushime në Turqi

Meriton Mjekiqi ishte padyshim një prej personazheve që shkaktoi më shumë bujë me pjesëmarrjen e tij në Big Brother, edhe për shkak të historisë prekëse që tregoi, se djali i tij i vetëm, Loari, ishte me autizëm. Megjithatë problemet e Meritonin me rritjen e të birit, nuk fillojnë dhe as mbarojnë me spektrin e autizmit. Reperi dhe moderatori nga Kosova, ka një marrëdhënie shumë të tensionuar me ish-partneren e tij, Egestën, e cila duket se e ndalon që ai të takojë djalin e tij.

Një takim me djalin u kërkua shumë që të realizohej brenda shtëpisë së Big Brother, por një gjë e tillë u mohua kategorikisht nga ish-partnerja e Meritonit e cila jeton në Austri. Edhe pse shumë shpesh tregon se udhëton drejt Kosovës, si në fotot e publikuara së fundi në rrjetet e saj sociale.

Së bashku me djalin ajo ka qenë në malësinë e Rugovës, ndërkohë që ende duket se nuk ka pasur një takim të Loarit me Meritonin. Ky i fundit, është shfaqur prej disa ditësh duke shijuar pushimet e tij në çift me Ilnisën, në një resort luksoz në Turqi.

Edhe pse djali ka qenë shumë pranë tij, në vendlindjen Kosovë, edhe këtë herë Meritoni e ka pasur të pamundur që të bindë partneren e tij për një takim. Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Meritoni është shfaqur rrallë në intervista televizive, ndërsa shijon lidhjen e tij me Ilnisën, e cila nuk ka marrë ende bekimin e të gjithë familjarëve të tij.

Egesta sjell djalin në Kosovë, Meritoni me pushime në Turqi Egesta sjell djalin në Kosovë, Meritoni me pushime në Turqi Egesta sjell djalin në Kosovë, Meritoni me pushime në Turqi Egesta sjell djalin në Kosovë, Meritoni me pushime në Turqi Egesta sjell djalin në Kosovë, Meritoni me pushime në Turqi

egesta djali meriton mjekiqi pushime ilnisa agolli

Lini një Përgjigje