
Është mbajtur sot ceremonia mortore e 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit të njohur Gjesti, i cili humbi tragjikisht jetën ditën e djeshme në një aksident.
Ceremonia u zhvillua në orën 17:00 në Pejë ndërsa të pranishëm ishin familjarët, miqtë e ngushtë, por edhe shumë figura publike, të cilët i qëndruan pranë Gjesti në këtë moment të vështirë.
Mes të pranishmëve ishin Egli Tako, Rizarta Hoxha, Valbona Mhilli, Danja Koka, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, të cilët u bashkuan për t’i dhënë mbështetje familjes Kelmendi.
Lini një Përgjigje