TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Dhjetor 2025, 22:17

Vajza e tyre feston 5 vjetorin, urimi plot dashuri i Sarës dhe fjalët prekëse të Ledrit

Shkruar nga Pamfleti

Vajza e tyre feston 5 vjetorin, urimi plot dashuri i Sarës dhe fjalët

Poem Blu, vajza e këngëtarit Ledri Vula dhe influenceres Sara Hoxha, ka festuar sot ditëlindjen e saj të pestë.

Ka qenë Sara ajo e cila ka ndarë momente nga surpriza në shtëpi për të bijën dhe nga festa e saj me miqtë e vegjël.

“5 vite duke të të dashur ty me gjithë zemër”, shkruan Sara në një nga postimet e saj, ndërsa më tej është shprehur se ndihet shumë krenare për të bijën.

Vajza e tyre feston 5 vjetorin, urimi plot dashuri i Sarës dhe fjalët

“Si? Poi si? Si u rrite kaq shpejt? Si më bën personin më të lumtur në botë vetëm duke të parë? Si ta shpjegoj këtë ndjenjë? Si ta mbaj zemrën time të qetë kur është kaq plot me krenari?”, shkruan ajo.

Vajza e tyre feston 5 vjetorin, urimi plot dashuri i Sarës dhe fjalët

Poem Blu duket se ka festuar këtë 5-vjetor pa praninë e të atit, por një reagim nga ai nuk ka munguar. Ledri ka postuar në rrjetet sociale një foto tek duket një nusepashkë, ndërsa shkruan se ajo i ka shkuar pranë pak minuta pas orës 00:00.

“Pak minuta pas orës 00:00, ky mik i vogël erdhi të më vizitonte. Hi5, POI”, shkruan Ledri.

Vajza e tyre feston 5 vjetorin, urimi plot dashuri i Sarës dhe fjalët

Lini një Përgjigje