
Këngëtarët shqiptarë këtë sezon vere janë në ‘kulmin’ e aktiviteteve të tyre dhe për këtë duhet shumë energji.
Vëllezërit korçarë dhe Aleksandër Gjoka ishin të ftuar mbrëmjen e së dielës në një lokal në Dhërmi, kur Endri është rrëzuar në skenë. Teksa këngëtarët e shquar performonin, Endri Prifti, i cili njihet për energjinë e tij, është rrëzuar.
Në videon që qarkullon në internet kanë nisur memet dhe një nga videot madje e ka trajtuar me titullin: Kur shkel në dërrasë të kalbur.
Ky incident nuk ka ndaluar performancën e tyre deri në mesnatë dhe fatmirësisht Endri Prifti nuk është lënduar fizikisht pas incidentit.
Lini një Përgjigje