TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Prill 2024, 22:29

Endrik bëhet gati të martohet në moshën 17-vjeçare, ylli i ardhshëm i Realit i çudit të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Endrik bëhet gati të martohet në moshën 17-vjeçare,

Sulmuesi 17-vjeçar brazilian Endrik, ka çuditur të gjithë botën me aftësitë e tij në fushë, duke u kthyer shumë shpejt në një yll te Palmeiras, para se të firmoste për Realin e Madridit, ku do të transferohet që këtë verë. Por mediat braziliane kanë zbuluar se Endrik është gati të çudisë të gjithë me një tjetër veprim, duke u martuar që në adoleshencë.

Endrik bëhet gati të martohet në moshën 17-vjeçare,

Ndonëse njihet vetëm prej pak muajsh me modelen Gabrieli Miranda, Endrik ka vendosur që të kurorëzojë në martesë lidhjen mes tyre, një vendim që ai e merr sepse është i dashuruar me modelen 23-vjeçare braziliane. Por njëkohësisht, ky është një vendim që shqetëson jo pak personat rrotull tij, që merren me karrierën e lojtarit.

Endrik bëhet gati të martohet në moshën 17-vjeçare,

Endrik bëhet gati të martohet në moshën 17-vjeçare,

Sipas tyre, në këto muaj Endrik duhej të mendonte vetëm si të ishte sa më i përgatitur për karrierën e tij në Europë, në një klub të madh si Reali i Madridit, duke lënë ndoshta në plan të dytë situatat jashtë fushës së lojës. Stafi i lojtarit mendon se kjo dasmë do t’i heqë atij fokusin nga fusha e lojës, ndaj i kanë kërkuar që të mendojë gjithçka përsëri më me qetësi.

Endrik bëhet gati të martohet në moshën 17-vjeçare,

Endrik dhe Gabrieli kanë qenë të pandashëm në këtë periudhë, aq sa ajo e shoqëroi në Europë për ndeshjet e Brazilit ndaj Anglisë dhe Spanjës, duke u shfaqur edhe përkrah futbollistit pas këtyre takimeve. Sulmuesi është i bindur se modelja do ta ndjekë në jetën e re në Madrid, por kjo e fundit deri tani nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Endrik bëhet gati të martohet në moshën 17-vjeçare,

endrik sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje