TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2024, 15:42

Çertifikata e vdekjes së Vuçiç ‘ngre në këmbë’ qeverinë serbe, nis hetimi

Shkruar nga Pamfleti

Çertifikata e vdekjes së Vuçiç ‘ngre në

Më 26 mars, qeveria dënoi publikimin e “çertifikatës së rreme të vdekjes me imazhin e Presidentit të Serbisë, e cila u shpërnda në Facebook.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar identifikimin urgjent të personave që krijuan njoftimin e rremë të vdekjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Departamenti i krimeve të teknologjisë së lartë është urdhëruar të identifikojë personat që kanë shpërndarë këtë njoftim në mediat sociale. Kryeprokurori Nenad Stefanoviç tha:

Këto veprime përbëjnë vepër penale që ndiqet sipas procedurave zyrtare dhe duhet të sanksionohet në përputhje me ligjin”.

Në lidhje me fotografinë ka reaguar edhe zyrtarja e Partisë Progresive Serbe (SNS) Ana Brnabić.

Ajo tha se organet kompetente po bëjnë punën e tyre pasi njoftimi i vdekjes nuk është “as shaka, as argëtim”, por shqetësuese dhe paraqet “kërcënim të qartë për jetën e presidentit”.

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha kjo është “një tjetër fushatë e turpshme kundër presidentit serb. Ai pretendon se koalicionin opozitar “Serbia kundër dhunës” mund të fshihet pas këtij skandali.

Çertifikata e vdekjes së Vuçiç ‘ngre në

certifikate vdekjeje hetim aleksander vucic

Lini një Përgjigje